Presidenti Grek Çamët jan kriminel! – NUK reagon Shqipëria!

Presidenti Grek Pavlopulos “Çamët jan kriminelë”- NUK rreagon Shqipëria!

“Çamët kriminelë!” Idrizi: Pavlopulos po sillet si trashëgimtari direkt i Napoleon Zervës

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi komenton deklaratat e presidentit grek  Prokopis Pavlopulos i cili u quajti” kriminelë çamët” .

Në studion e Ora News me gazetaren Beti Njuma, Idrizi tha se Pavlopulos po sillet si trashëgimtari direkt i Napoleon Zervës.

Shpetim Idrizi për Ora News: “Presidenti grek për shkak të pozicionit që ka duhej të ishte më i maturi nga politika greke, por në mënyrë të përsëritur sillet si përfaqësues më i mirë i qarqeve më ultranacionaliste greke, si trashëgimtari direkt i Napolon Zerbës, i cili bëri genocidin shqiptar të Çamërisë.

Më bën përshtypje që këtë deklaratë e bën nga Konica duke evokuar 106 vjetorin që përkon me 1913. Pra është kthyer në kohën kur Çamëria, Follorina, Kosturi  pushtuan nga Greqia. Duke na kthyer remineshencat e shekullit të kaluar ku padrejtësitë e mëdha historike nuk mund të jenë pika kujtese për presidentin e Greqisë.  

Shqiptarët e Çamërisë sa i takon fundit të Luftës së Dytë Botërore janë shumë krenarë për kontributin që kanë dhënë . Kanë qenë 1000 partizanë çamë të inkuadruar me  batalionin Ali Demi dhe 1000 të tjerë në tokën shqiptare në batalionin Çamëria

Po përse nuk reagon ministria e Jashtme?

Për Ora News Idrizi thotë se presidenti grek është trimëruar për shkak të qëndrimit servil që politika shqiptare tregon karshi Greqisë.

Shpëtim Idrizi për Ora News: Ky po tenton të interferojë në zgjedhjet e ardhshme elektorale në Greqi. Ai është trimëruar në arrogancën e vet për shkak të qëndrimit që po mban politika shqiptare e cila në mënyrë të përsëritur është treguar servile karshi Greqisë, e mbi të gjithë karshi çështjes çame. Për një kohë të gjatë u diskutua për një marrëveshje me Greqinë për cështje en-block dhe në fund përfunduam me disa lëshime shumë të mëdha nga qeveria shqiptare karshi palë greke, kam parasysh varrezat e ushtarëve grekë në shkëmbim  nuk u kërkua një varrezë për shqiptarët e Çamërisë, apo koncesion shumë i madh që ishte ligji për minoritetet ku për herë të parë Shqipëria del me 9 minoritete. Apo marrëveshja e turpshme me toponimet. Në shkëmbim nuk morëm as heqjen e ligjit të luftës por morëm vetëm vulën apostile.

Prandaj ka nevojë që politika shqiptare të kuptojë se çështja e shqiptarëve të çamërisë janë në radhë të parë cështje dinjiteti dhe reciprociteti. Acarimi i tij të bën përshtypje se ai e kupton se çështja e shqiptarëve të çamërisë apo të drejta te shqiptarëve në Greqi janë çështje kohë. Ju kujtoj që pas 20 vitesh pranuan të bënin marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë. Është çështje kohe dhe për shqiptarët e çamërisë. Madje “jam i kënaqur” për reagimin e presidentit të Greqisë i cili flet për çështjen came e cila duhet zgjidhur me reciprocitet mes dy vendeve ndërkohë që para disa vitesh nuk flite.”

Similar Posts

Leave a Reply