EARTHQUAKE INFO
Sot e Hënë, data 9 Dhjetor 2019, kemi mbyllur pranimin e fondeve per termetin e Nëntorit 2019. Kemi grumbulluar $1,584,263.
Tani fillon puna për rindërtimin e shtëpive. Gjatë vizitës tonë në Shqipëri realizuam shumë takime të rëndësishme. Takimi i parë ishte me ekipin tonë në terren i organizuar nga Marin Mema, Princi Leka dhe ekipi (Albanian Roots Albania). Takimi i dytë ishte me Ambasadën Amerikane që të mbrojë projektet tona dhe fondet e grumbulluara.
Gjithashtu nga ana ligjore do kemi 2 avokatë në Shqipëri dhe një zyre avokatie në USA për proçedurat ligjore!
Ju falenderojmë për mbështetjen tuaj dhe TASHME FILLOJNE PROJEKTET E RINDERTIMIT!
Proposal for Albanian roots Village
- Proposal 1
- Projekti "Albanian Roots - Rrenjet Shqiptare" Ishem Durres
Shtepia #1 (Familja Qehaja)
Ismet Qehaja veti i peste. Burre grua dhe tre femije. Nje femije me probleme. Mbahen vetem me punen qe gjen dhe sgjen ne ndertim burri. Shtepia eshte shpallur e pabanueshme dhe ndodhet ne fshatin Tapize te bashkise Kruje.
Kostoja e shtepise do te jete 30 milione leke te vjetra, ose rreth 25 mije euro.
Shtepia Komplex 2,3 & 4
Halil Subashi 3 antare.
Jakup Subashi 4 antare.
Arjan Subashi 5 antare.
Do ndertohen tre shtepi me kosto secila 25 mije euro.
Do tu japim nje siperfaqe me te madhe nga ajo qe kane.
Aktualisht jane
Halili 90 m2
Jakupi 56 m2
Arjani 30 m2
Ne do tu japim te treve nga nje siperfaqe 82 metra katror. Kostoja eshte serisht 25 mije euro.
Organizata ‘Rrenjet Shqiptare’ ka nën kujdesin e veçantë projektin e fondeve të shqiptareve nga e gjithë bota ku kontribuan për të ndihmuar të dëmtuarit nga Termeti.
Nder të tjera, Bordi i Organizatës sonë ka menduar t’i ofrojë zonës së Ishmit Durrës, pervec ndërtimit të shtëpive, do behet e mundur dhe realizimi i një biblioteke të madhe ku femijët , dhe komuniteti i kësaj zonë të kenë një mundësi më shumë për të argëtuar dhe për të zgjeruar dijen e tyre nëpërmjet librit , sidomos për femijët të cilët janë e ardhmja e atij vendi! Arkitekti Ahmed Divanovic 25 vjecari nga Tuzi vullnetarisht realizzoj kete projekt te detajuar per mottar e vellezerit e tij ne Shqiperi.
I madhi Sami Frasheri ka thënë ” Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër dhe grurë. – Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill Arsim dhe Kulturë.” Ideja për realizimin e një biblioteke, u propozua që femijët e kësaj zone të kenë të kenë një mundësi të barabartë me gjithë fëmijët e tjerë kur bëhet fjalë për librin, e mëqë jemi në prag festash besoj se do jetë një lajm i gëzueshëm për ta. Ambasada Hungareze është mbeshtetja e parë në këtë projekt dhe shumë të gatshëm për t’a ndërtuar sa më parë një bibliotekë! Nderkohë, ne si Organizatë, jemi në disa bisedime edhe me Organizata të tjera nëse duan të kontribuojnë në këtë projekt, pasi ndërtimi i kësaj qendre do jetë një oaz i mirë për të ardhmen e komunitetit të kësaj zone. Gëzuar Festat, Plotë dritë e mbarësi në shtëpitë tuaja! Nuk jeni vetëm, ne jemi me ju, e do vazhdojmë t’ju mbështesim gjithmonë!
Marko Kepi
Presidenti Albanian Roots
Vidjo Projekti:
Foto Projekti: